Klubet të cilat paguajnë më së shumti: Barcelona është e para, kurse PSG e gjashta.

Në botën e futbollit po qarkullojnë shifra marramendëse, kurse UEFA na i zbulon shifrat për paga dhe nuk janë aspak të ulëta. Në kreun e tabelës është Barcelona kurse gjigantët tjerë janë pas saj.

Në vazhdim ju prezantojmë listën e klubeve me pagat më të larta në Europë.

Në kreun e listës ndodhet Barcelona e cila për pagat e futbollistëve ndan  372 milionë euro në vit dhe koeficienti i rritjes së pagave është 9%. Kjo është 60% nga buxheti i klubit dhe ky numër është 5,2 herë më i madh se mesatarja në La Liga.

Manchester United paguan 321 milionë për paga dhe ka rritje vjetore prej 21%. Kjo është 47% nga buxheti vjetor i klubit  dhe kjo është 2,1 herë më lartë se mesatarja në Premier League.

Mbretërit gjenden në pozitën e tretë me 307 milionë euro dhe rritje vjetore 6%. Kjo është 49% nga buxheti i klubit dhe kjo shumë është 4.3 herë më e lartë se mesatarja në La Liga.

Chelsea harxhon 298 milionë euro për paga dhe ka rritje vjetore prej 5%, kjo është 67% nga buxheti i klubit dhe është 1,9 herë mbi mesataren e Premier League.

Në vendint e  pestë është Manchester City me 294 milionë me rritje vjetore prej 6% dhe kjo është 55% nga buxheti i klubit dhe është 1.9 herë mbi mesataren e klubeve të Premier League.

Princat për paga paguajnë 292 milionë euro si dhe rritje vjetore prej 15%. Ajo është 54% e buxhetit të klubit  dhe është 5,7 herë më e lartë se mesatarja në Ligue 1.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here