Shqipëria ka fituar dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Shqipëria është ngjitur nga vendi i 62-të në vendin e 60-të me 553 pikë.
Edhe pse kombëtarja nuk ka luajtur asnjë ndeshje ngritja e dy pozicioneve ka ardhur si rënien e Haitit dhe humbjen e pikëve të Bregut të Fildishtë.
Ndërsa në renditjen e 10-të skuadrave më të mira, nuk ka asnjë ndryshim. Kryeson Gjermania, e ndjekur me radhë nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.