Lajm i mirë për Realin,Avokati i Neymar: Nuk kemi asnjë klauzolë largimi te PSG-ja

Avokati i Neymarit Marcos Motta të mërkurën është intervistuar nga Radio Globo dhe ka zbuluar një detaj interesant rreth kontratës së Neymar.

Motta ka zbuluar se në kontratën e Brazilianit nuk asnjë klauzolë largimi nga PSG.

“Unë garantoj se për kontratën e Neymar nuk ka asnjë klauzolë llirimi, as për përfundimin e sezonit si golashënuesi më i mirë”, ka zbuluar Motta.

Përveç kësaj në ndeshjen e mbrëmshme Neymar është fërshëllyer nga tifozët për shkak se e ka ekzekutuar penalltinë në vend të Cavanit.

Këto padyshim se janë lajme të mira për Realin e Madridit të cilët planifikojnë që verën e ardhshme ta transferojnë yllin Brazilian.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here