Nëse Kepa dëshiron të ikë, lëreni të shkojë pasi Atletico ka edhe portier të tjerë!

Ish lojtari i Athletic Bilbaos që dikur ishte ylli i skuadrës Rafael Alkorta ka këshilluar klubin se nëse Kepa ka dëshirë të largohet tek Real Madrid atëherë duhet ta lënë të lirë lojtarin pasi që ka edhe portierë tjerë.

“Do të dëshiroja ta shihja Kepan të luante për Bilbaon edhe për 15 vite por nëse ai vendos të transferohet tek Real Madrid ai e ka mundësinë që të luajë me një nga skuadrat më të mira në botë për momentin”- u shpreh Alkorta.

Transferimi i Kepa Arrizabalaga tek Real Madrid mesa duket do të stërzgjatet pasi që kjo tratativë ka javë që po përflitet me vetë lojtarin që duket se ka dëshirë të bëjë një transferim tek Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here