Neymar shënoi katër gola por tifozët e fishkëllyen!

Edhe pse PSG dje e mundi Dijonin 8-0 ku Neymar shënoi 4 gola, ai e la fushën i inatosur dhe nuk festoi me bashkëlojtarët në fushë.

Braziliani e ka lënë fushën dhe është drejtuar dhomave të zhveshjes menjëherë pas mbarimit të ndeshjes.

Sipas L’EquipeNeymar është inatosur me tifozët të cilët kanë brohoritur Cavani Cavani në momentin e golit të 8-të të cilin e realizoi Neymar nga pika e bardhë.

Nëse Cavani do ta ekzekutonte penalltinë dhe do të shënonte ai do të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e PSG. Për momentin ai ka shënuar 156 gola në 226 ndeshje, kurse Ibrahimovic ka shënuar 156 në 180-të ndeshje të luajtura për PSG.

Megjithatë Neymar insistoi që ta gjuajë penalltinë pa e kthyer kokën nga Cavani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here