Përse Zidane nuk ka nevojë për blerje të reja?!

Pavarësisht krizës që po kalon tek Real Madrid këtë sezon, Zinedine Zidane beson tek skuadra e tij dhe është i bindur se nuk ka nevojë për përforcim në afatin kalimtar të janarit.

Real Madrid duket se nuk e ka për plan që të firmosë me ndonjë lojtar të ri dhe kjo është pikërisht ajo që dëshiron Zizu.

Ndërkohë skuadrat tjera po bëjnë shumë lëvizje të rëndësishme gjatë janarit me Barcelonën që bleu për plot 160 milionë euro Coutinhon nga Liverpool, Sanchez tek Manchester United nga Arsenal, por pse tek madrilenët janë aq të sigurtë në skuadrën që kanë?!

Kjo për faktin se Zidane është shumë i sigurt në skuadrën që ka dhe nuk mund të sigurojë gjatë janarit asnjë futbollist që ai ka dëshirë ta ketë në skuadër.

Në këtë mënyrë francezi po rrezikon edhe vet postin e tij në skuadër pasi që dihet se Real Madrid janë gjithmonë një skuadër që synon trofe çdo sezon dhe dështimi i Zidane këtë vit vështirë se mund të falet nga Florentino Perez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here