Robben i qetë për zërat që vijnë nga klubet tjera

Sulmuesi anësor holandez po e merrë shumë qetë çështjen e zgjatjes së kontratës me Bayern Munchen, dhe ka zgjedhur më mirë që të fokusohet tek paraqitja e tij në fushën e blertë.

Arjen Robben është i qetë për të ardhmen e tij tek bavarezët por babai i tij deklaroi se ka interesime nga tjera skuadra për shërbimet e holandezit.

Kontrata e Robben skadon këtë sezon dhe holandezi përflitej për një dalje të parakohshme në penzion.

Por Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi në dhjetor se kanë filluar negociatat për të rinovuar me Robben dhe Ribery, kontrata e të cilëve skadojnë në fund të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here