Sergio Ramos mund ta “lë në baltë” Real Madridin!

Kapiteni i padiskutueshëm i “Los Blancos” ka tërhequr një interesim të jashtëzakonshëm në ligën amerikane të futbollit MLS, sipas një raporti të Don Balon.

Chicago Fire dhe një klub nga Los Angeles( i cili nuk specifikohet kush është nëse është LA Galaxy apo LAFC) janë interesuar për mundësitë e blerjes së 31 vjeçarit, por tani mesa duket spanjolli është i fokusuar vetëm tek skuadra e Real Madrid dhe nuk e ka në konsideratë një ofertë nga SHBA.

Por me momentin e keq që po kalojnë madrilenët dhe milionat që e presin matanë oqeanit spanjolli mund të tundohet nga një ofertë e tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here