„Zonja e Vjetër“ shlyen Dybala-n, Allegri dëshiron sulmues të ri!

Ylli i “Biankonerëve” Paolo Dybala po kalon momete të vështira te Juventus dhe është i pakënaqur.

Juventus priste shumë nga ai dhe në fillim të sezonit ja dhan atij fanellën me numër 10-të të cilën e kanë mbajtur legjendat e klubit si Del Piero,Platini dhe Tevez.

Megjithatë kur kërkohesh nga klubet më të forta dhe të ofrohen kontrata të çmendura nuk mund të mbetesh imun. Dybala për një kohë të gjatë është shprehur se nuk dëshiron të mbetet te Juventus, kurse këtë herë ka reaguar edhe klubi.

Në shënjestrën e klubit janë Mesut Ozil dhe Eriksen, kurse njërin prej tyre e shohin si sulmuesin potencial.

“Coriere Dello Sport” ka bërë të ditur se prioritet i Juventusit është Eriksen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here