Aubameyang zyrtarisht lojtar i Arsenal

Klubi nga Premier League ka arritur një marrëveshje për futbollistin deri më 2021 me një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Me Alexis Sanchez që po largohet Arsenal po kërkon zëvëndësuesin e tij dhe mund të përfshije dhe Oliver Giroud në marrëveshje për të kënaqur kërkesat e Dortmund të cilët kërkojnë 60 milionë euro për Aubameyang.

Lojtari po insiston të largohet menjëherë nga klubi pasiqë në vitin 2016 u larguan nga klubi Mkhitaryan, Gundogan dhe Hummels ndërsa dëshira e tij nuk u plotësua nga klubi.

Drejtuesit e skuadrës i thanë se nëse donte të largohej Dortmund duhet të përfitonte 60 milionë euro.

Sezoni 2016-2017 ka qenë mjaftë i suksesshëm edhe për kundër sulmit në prill që i bë skuadrës së Borussia Dortmundit ai prapë arriti të bëhej golashënuesi më i mirë në Bundesliga.

Aubameyang dëshiron Arsenalin, Arsenali e dëshiron Aubameyang dhe mesa duket ka ardhur koha për tu larguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here