„Bild“: Kjo është dëshmi se gjithçka është e kryer-së shpejti një transferim i madh

Pierre-Emerick Aubameyang është drejt largimit nga Borussia Dortmund, kurse destinacioni i tij i ardhshëm sipas të gjitha gjasave do të jetë Arsenali.

Aubameyang për shkak të mos diciplinës e ka humbur ndeshjen e fundit në kampionat kundër Wolfsburg, kurse tani nga Gjermania vinë lajme të reja.

Trajneri i Dortmundit, Peter Stoeger ka konfirmuar se Aubameyang nuk do të jetë në skuadër në ndeshjen kundër Hertha-s.

E përditshmja Gjermane “Bild” bënë të ditur se trajnerit Stoeger e ka liruar atë, që ai ta kompletojë transferimin e tij te Arsenali.

Bisedimet janë në fazën e fundit dhe pritet që Aubameyang të transferohet në Londër ditëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here