Guardiola uron rivalët e United për blerjen e Sanchez

Pep Guadiola i ka shprehur urimet e veta skuadrës së Manchester United për blerjen e kilianit Alexis Sanchez nga skuadra e Arsenalit.

“Djajtë e kuq” tani janë të afër mbylljes së transferimit me reprezentuesin kilian, Sanchez nga Arsenali pasi marrëveshje në parim veçse është arritur.

Skuadra e Jose Mourinhos në momentet e fundit arriti që të siguronte kartonin e lojtarit pasiqë City kishte filluar bisedimet më herët me futbollistin kilian por që në fund ai zgjodhi United.

Por Guardiola u tregua një zotëri i vërtetë duke mos mbajtur inati për këtë dështim në merkato dhe njëkohësisht u deklarua:”Ajo që di tani është se Alexis është një lojtar i Arsenalit dhe unë mendoj se ai do të shkojë në United, kështu që uroj të dy palët ata dhe fat të mirë për ta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here