Hamsik: Nuk largohem nga Napoli

Napoli rregullisht viteve të fundit i ka humbur yjet e saj por kapiteni Marek Hamsik është i vendosur që të qëndrojë tek napolitanët dhe të synojë lavdinë.

Marek Hamsik ka ofruar siguri se ai do të qëndrojë tek Napoli dhe do të synojë titullin e Serie A nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Mesfushori sllovak u bë golashënuesi më i mirë i klubit duke thyer rekordin e të madhit Diego Armando Maradonas, dhe po e mban klubin në majat e futbollit italian një pikë para kampionëve të Juventusit.

Që kur ju bashkua Napolit në 2007, ai ka parë yjet si Ezequiel Lavezzi, Edinson Cavani dhe Gonzalo Higuain të largohen nga Napoli në një periudhe të dominimit juventin ku edhe torinezët janë shumë të interesuar për sllovakun.

“Unë nuk kam dyshime, unë jam lojtar i Napolit dhe nuk do të largohem” tha futbollisti kontrata e të cilit skadon në qershor të 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here