Klauzolat më të larta në Seria A, Hysaj në listë!

Në Serinë A nuk ka klauzola lëshimi të detyrueshme për futbollistët, por disa prej tyre kanë kërkuar që klubet t’i vendosin këto klauzola në rast se kërkohen nga klubet e huaja.

 Gazeta “Libero” ka bërë një renditje të  futbollistëve me klauzolat më të larta të kampionatit.

Bie në sy fakti që në klasifikim nuk ka asnjë lojtar të Juventusit, skuadrës që prej vitesh po e dominon Serinë A.

Klauzola e Hysaj është 50 milionë euro ndërsa në vend të parë është Icardi me 110 milionë euro i ndjekur nga Belloti i Torinos me 100 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here