Manchester City sfidon Barcelonën për yllin francez!

Shpresat e Barcelonës për ta pasur të tyrin Antoine Griezmann duket se kanë filluar të veniten pasi që lojtarit i erdhi një thirrje nga Manchester City, raporton Don Balon.

Pas blerjes së Philippe Coutinhos buxheti i Barcelonës është ulur ndjeshëm gjë e cila mund ta dëmtojë shumë klubin për të hapur negociata me Atletico Madridin për yllin e skuadrës Antoine Griezmann.

Kurse Manchester City raportohet se kanë filluar të kontaktojnë me lojtarin dhe pas dështimit të tratativave për Alexis Sanchez këtë mundësi vështirë se mund ta lëshojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here