Maradona thumbon Ronaldon: Është larg më të mirëve në historinë e futbollit

Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona, ka deklaruar se Ronaldo është larg të qenit futbollisti më i mirë në historinë e futbollit.

Maradona u pyet rreth komenteve të Ronaldos i cili kishte deklaruar se ai ishte futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave.

“Gjithkush mund të thotë se çfar i vie në mendje. Megjithatë unë mendoj se Ronaldo nuk është më i miri në historinë e futbollit. Sigurtë nuk është! Unë e rrespektoj atë që ai ka arritur në karierë. Për momentin ai është larg të qenit më i miri në historinë e futbollit”, ka deklaruar Maradona.

Argjentinasi gjithashtu komentoi edhe për ndikim e Ronaldos dhe Messit në kombëtaret e tyre.

“Këtu gjithçka mvaret nga bashkëlojtarët që luajnë në përfaqsuese. Nga skuadra që do të ndërtojë trajneri i Portugalisë rreth Ronaldos dhe ai nga skuadra e  Sampaolit rreth Messit”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here