Mourinho rreth kontratës së re: Ka kohë!

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka komentuar dhe shkrimeve të mediave angleze të cilat ditëve të fundit kanë shkruajtur duke thënë se portugezi ka nënshkruar kontratën e re me “Djajtë e Kuq”.

Mediat angleze kanë shkruajtur ditëve të fundit se Mourinho e ka vazhduar kontratën me United deri në vitin 2022.

Kontrata aktuale e Mourinhos skadon në qershor të 2019-tës. Mourinho ka thënë se të dy palët janë të knaqura por nuk ka pasur bisedime rreth kontratës së re.

“Kontrata ime me Manchesterin skadon në qershor të 2019-tës prandaj ka ende shumë kohë për të biseduar rreth ksaj teme. E di se kryesia e klubit janë të kënaqur, edhe unë gjithashtu dhe me siguri do arrijmë një marrëveshje të re”, ka deklaruar Mourinho.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here