Përleshje te Bayerni!

Gjatë stërvitjes së sotshme ka ndodhur një incident mes James dhe Rudy, por në fund gjithçka ka kaluar mirë.

Bayern duket se do ti dënojë ata të paktën me të holla sepse bëhet fjalë për një klub me renome.

E përditshmja gjermane “Bild” ka shkruajtur sot se edhe pëkundër rezultateve të mira te Bayerni nuk mbizotron atmosferë e mirë.

Gjatë stërvitjes së sotme ka pasur një konflikt verbal deri dikund edhe fizik, por falë reagimit të shpejtë të bashkëlojtarëve është ndalur ky incident.

Sipas “Bild” gjithçka ka zgjatur vetëm disa minuta dhe pas mbarimit të stërvitjes ata i kanë zgjatur dorën njëri tjetrit.

Nuk është e njohur arsyeja se pse ka ardhur deri te konflikti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here