Telashet nuk kanë fund për Interin!

Policia financiare e Italisë ka filluar hetimin e blerjes së klubit të Inter nga Erick Thohir në vitin 2013, njofton gazeta italiane La Stampa.

Ka pasur thashetheme për një hetim te Milani, me akuza se ish-pronari Silvio Berlusconi shfrytëzoi shitjen e klubit te Yonghong Li për të sjellë para të paligjshme në vend.

Ky pohim është mohuar nga të dyja palët, dhe nuk janë ngritur akuza ndaj tyre.

Tani gazeta La Stampa raporton se edhe Nerazzurët janë nën hetim, në lidhje me marrjen e klubit nga indoneziani Erick Thohir në vitin 2013.

Biznesmeni indonezian bleu 70 për qind të klubit nga Massimo Moratti, përpara se të shiste aksionet e tij te Suning Group dhe të blejë ato të Morattit, kështu që ai tani mban 30 për qind të aksioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here