Wilshere dhe Ozil pranë rinovimit me Arsenal

Mesut Ozil dhe Jack Wilshere janë pranë rinovimit me klubin nga Londra i cili synon të mbajë yjet e saj dhe një gjë e tillë duket fare pranë, raporton The Sun.

Dyshja e Arsenalit për momentin nuk kanë asnjë marrëveshje me klubin dhe një kontratë e re është e domosdoshme ose gjatë verës mund të largohen pa para nga Arsenal.

Megjithatë të dy lojtarët janë në negociata me klubin për rinovimin dhe pritet që shumë shpejt të nënshkruajnë kontratat respektive dhe të heshtin të gjitha zërat që flisnin për largime të mundshme nga “Topçinjtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here