Aubameyang i shpallë „luftë“ kryesisë së Dortmundit! (FOTO)

Borussia Dortmund në ndeshjen e mbrëmshme barazoi kundër Hertha-s kurse në formacion përsëri nuk ishte Aubameyang.

Gabonezi e lëshoi edhe ndeshjen e kaluar, pasiqë u dënua nga kryesia e klubit për mos diciplinë.

Për një kohë të gjatë flitet për transferimin e tij në Arsenal, megjithatë kryesia e Dortmundit ka deklaruar se ende nuk ka arritur ndonjë ofertë për të dhe gjithashtu kanë  cekur se llogarisin në shërbimet e tij në ndeshjet e ardhshme.

Megjithatë Aubameyang dje i habiti të gjithë duke luajtur futboll me shokët përderisa “Milionerët” po luanin në Berlin.Interesantë është fakti se ai gjatë lojës me shokët kishte veshur fanellën e Dembele i cili verën e kaluar u largua nga Dortmundi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here