De Bruyne afër rinovimit me City!

Kevin De Bruyne është futbollisti që po bën diferencën në fushën e lojës këtë sezon për Manchester City.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur që ta blindojnë mesfushorin belg, duke i ofruar rinovimin e kontratës, diçka që futbollisti duket se e ka pranuar.

Kontrata aktuale e De Bruiyne skadon në vitin 2021, kështu që kontrata e re që ai do të firmosë do të jetë deri në 2024.

Por jo vetëm kaq, Citizens kanë vendosur që rinovimin me De Bruyne ta shoqërojnë edhe me një rritje të pagës në 300 mijë Euro në javë, që do të thotë se ai do të përfitojë pak më shumë se 15 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here