Klopp me 32 milionë euro transferon lojtarë nga Interi

Edhe pse këtë sezonë ka luajtur vetëm në shtatë ndeshje nga formacioni i parë, Marcelo Brozović është në shënjestrën e shumë klubeve Europiane.

Për kartonin e tij janë të interesuar Valencia, Tottenham, por transferimi më i mundshëm sipas mediave angleze do të jetë te skuadra e Liverpoolit. Jurgen Klopp te kroati e sheh zëvendësuesin ideal të Emre Can i cili verën  e ardhshme do të largohet nga Liverpooli drejt Juventusit.

Klopp është i gatshëm ta transferojë kroatin që tani me qëllim që ai të mësohet me lojën e skuadrës së tij dhe është i gatshëm të paguajë 32 milionë euro. Inter është i interesuar rreth huazimit të Sturridge, kurse Liverpool në bisedime ka përfshirë edhe Brozovicin.

Brozovic u transferua te Interi në qershor të 2016-tës nga skuadra e Dinamos për 9 milionë euro kurse në 95 ndeshje për Interin ka shënuar 11 gola dhe 17-të asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here