Nuk ka largim në janar për Andre Silva!

AC Milan nuk është në gjendje që të lërë të ikë në janar futbollistin e saj Andre Silva, deklaroi trajneri i milanezëve Gennaro Gattuso.

Andre Silva që i kushtoi Milanit plot 38 milionë euro kur u transferua nga Porto vuajti një fillim të mjerë të jetës në Itali.

22 vjeçari shkëlqeu me Porton por tani duket se me jetën në Itali nuk mund të përshtatet dhe këtë gjë po e vuan shumë duke mos dhënë më të mirën e tij në fushën e blertë.

Wolves, Swansea City dhe Arsenal janë vetëm nga disa skuadrat e interesuara për futbollistin por Gattuso deklaroi se futbollisti nuk do të shkojë askund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here