PSG i ofron Guardiolës një çek blanko!

Paratë nuk janë problem për klubin Parizien, kurse ata nuk do të kursejnë për ta sjellur trajnerin më të mirë në këto momente Pep Guardiola.

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është në sezonin e tij të dyt te Qytetarët dhe është drejt rrugës për ta fituar Premier League. Guardiola ka krijuar një superskuadër e cila përjetoi humbjen e parë javën e kaluar kundër Liverpoolit.

PSG dëshiron lojtarët më të mirë në skuadrën e saj, gjithashtu edhe trajnerin më të mirë.

Mediat angleze shkruajnë se PSG janë të gatshëm që ti ofrojnë atij një çek blanko që ai të transferohet te skuadra e tyre.

Momentalisht ai te City përfiton 15 milionë euro në vit dhe është interesant fakti se ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës në klubet e mëhershme ku ka kryer punën e trajnerit te Bayerni dhe te Barcelona. Te Barcelona qëndroi katër vite kurse te Bayerni tre, kurse tani është në sezonin e tij të dytë te City.

Atij i kanë ngelur edhe 2 vite e gjysmë por në rast se arrin ta fitojë Premier League dhe Champions League, Guardiola do të kërkojë sfida të reja dhe mund të përfundojë në “Parkun e Princave”.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here