PSG i vë çmim Lucas Mouras!

Paris Saint Germain i kanë vënë një çmim lojtarit të tyre Lucas Moura i cili po kërkohet me ngulm nga Manchester United, raporton France Football.

Lucas Moura është i vendosur që të largohet nga Parisi pasi që kërkon një skuadrë ku të luajë vazhdimisht ku të interesuara për kartonin e lojtarit janë Manchester United, Tottenham dhe italianët e Napoli.

Këto klube po synojnë që të huazojnë lojtarin pastaj ta blejnë përfundimisht por PSG po shpreson që të sigurojë 40 milionë euro nga braziliani edhe pse sipas zërave brenda klubit parizien një ofertë 30 milionëshe vështirë se do të refuzohej nga drejtuesit e skuadrës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here