„Qytetarët“ e „blindojnë“ yllin e tyre: Njëri ndër asistuesit më të mirë në Europë fiton super kontratë!

“Daily Mail” mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se Manchester City po përgatit kontratë të re për futbollistin më të rëndësishëm në skuadrën e tyre.

Sipas informacionit nga e përditshmja angleze, City për Kevin De Bruyne janë të gatshëm të ofrojnë kontratë të re gjashtë vjeçare ku belgu do të përfitojë 260000 paund në javë, por kjo nuk është e gjitha.

De Bruyne do të përfitojë edhe një pjesë për të drejtat e marketingut. De bruyne u transferua te Manchester City nga skuadra e Wolfsburgut për 75 milionë euro dhe me kalimin e kohës u bë njëri nga asistuesit më të mirë në Europë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here