Agjenti arrinë në Madrid, Perez përgatit rekord botëror

Real Madrid po luan nën pritshmërit e veta këtë sezonë dhe është e sigurtë se verën e ardhshme do të ketë ndryshime në skuadër.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po përgatit disa transferime, kurse mediat spanjolle bëjnë të ditur se agjenti i Salah ka qenë në Madrid ku është takuar me Perez.

Mediat e afërta me klubin Madrilen bëjnë të ditur se Salah do të jetë zëvndësuesi i Bale i cili do të largohet nga Reali në fund të sezonit, por ky nuk është i vetmi përforcim.

Dëshira më e madhe e Perez është Neymar, për të cilin është i gatshëm të thyej rekordet e transferimeve për ta sjellur atë në “Santiago Bernabeo”. Në rast se Neymar nuk transferohet në Madrid atëherë Perez do të tentojë ta transferojë Harry Kane i cili nuk është mision i lehtë.

Kryesia e Tottenham për kartonin e Kane kërkon 200 milionë euro dhe mbetet ta shohim se a është i gatshëm Reali të paguajë një shumë të tillë për anglezin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here