Bonucci me këtë gjest nevrikos tifozët e Juve-s! (FOTO)

Leonardo Bonucci me një gjest ka nevrikosur tifozët e Juventus dhe me siguri në ndeshjen mes Juve-s dhe Milanit që do të luhet në mars atij do ti organizohet një pritje e “nxehtë”.

Bonucci ishte idol i tifozëve të Juve-s, por verën e kaluar i surprizoi të gjithë kur vendosi të transferohej te Milan.

Leo në faqen e tij e ka hequr fotografin me 34 tituj të fituar dhe e ka ndërruar atë me numrin e 32 titujve.

“Zonja e Vjetër” zyrtarisht ka fituar 33 tituj në Serie A, por klubi e llogarit se ka të fituar 35 pasiqë i llogarit edhe  dy titujt që i janë hequr në vitin 2006.

Është e qartë që ato dy tituj nuk pranohen në Milano dhe Bonucci e ndërroi fotografinë gjë që solli në hidhërimin e tifozëve të Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here