Chelsea dëshiron yllin e blaugranëve si zëvëndësim për Hazard!

Kampioni aktual i Premier League Chelsea ka bërë investigimet paraprake për yllin e katalanasve Ousmane Dembele.

Dembele nuk i ka mbushur akoma as një vit që kur u transferua tek katalanasit por ka hasur shumë vështirësi të luaj për shkak të dy dëmtimeve që e kanë penalizuar deri tash.

Por edhe për shkak të dëmtimeve interesimi për francezin nuk mungon pasi që shumë skuadra të mëdha europiane janë të interesuara për të.

Njëra prej këtyre skuadrave duket se është Chelsea e cila ka filluar të vihet në lëvizje për të blerë Dembele.

Antonio Conte tek ylli i blaugranëve sheh zëvëndësimin më të favorshëm për Hazard në rast të një largimi të mundshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here