Costa i pafat, 10 ditë jashtë fushave për shkak lëndimi!

Klubi i Atletico Madrid e ka konfirmuar se sulmuesi i tyre ka pësuar një dëmtim në gju në barazimin e së shtunës 1-1 ndaj Gironës.

Sulmuesi spanjoll u zëvëndësua pas një ore loje dhe vetëm pas 10 minutave erdhi dhe zëvëndësimi i Griezmann që duartrokitej nga tifozët gjatë kohës që rezultati ishte 1-0.

Pas ndeshjes Diego Simeone e konfirmoi se Costa është dëmtuar dhe për më tepër informacione janë duke u kryer ekzaminime të tjera mjekësore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here