Dortmund pas yllit të Chelseas!

Me Chelsea që po kërkon të sjellë në “Stamford Bridge” një sulmues të ri dhe me Dortmundin që po gati të ndahet me Aubameyang, mediat raportojnë se Batshuayi është objektivi i rradhës për gjermanët e Borussia Dortmund.

Michy Batshuayi gjatë këtij sezoni ka qenë nën hijen e Alvaro Moratës ndërsa dhe tani me emrat e rinj që po përfliten se mund ti bashkohen Chelseas, Dortmund duket zgjidhja më e mirë.

Borussia Dortmund në rast largimi të Aubameyang duhet doemos që të sigurojë një sulmues të ri dhe Batshuayi duket sulmuesi më i lehtë për ta siguruar blerjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here