Trajneri i Romas Eusebio Di Francesco insiston se lojtari dëshiron akoma të luajë për Romën edhe për kundër zërave që thonë se ai do të transferohet tek Chelsea.
Ish sulmuesi i Manchester City është bërë një nga golashënuesit më potent në Seria A ku vetëm vitin e kaluar ka shënuar 39 gola në të gjitha kompeticionet dhe synon të fitojë çmimin Capocannoniere.
Kjo formë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Chelsea e cila do ta sjellë atë në Stamford Bridge por Di Francescio ka njoftuar se ai do të jetë titullar në ndeshjen e fundjavës kundër Inter.