Real Madrid goleadë ndaj Deportivo Lacorunjas!

Los Blancos fituan në Santiago Bernabeu ndeshjen kundër Deportivo Lacorunjas ku treshja Nacho, Bale dhe Ronaldo ndihmuan skuadrën e tyre që të shënojnë fitore.

Të parët shënuan mysafirët me Adrian Lopez dhe u duk se kjo do të jetë një ndeshje për tu harruar por i shpejtë ishte reagimi i Real Madrid e cila shënoi me Nacho Fernandez.

Në avantazh në pjesë të parë Realin e dërgoi uellsiani Gareth Bale dhe pjesa e parë u krye 2-1 në të mirë të madrilenëve.

Pjesa e dytë ishte një monolog për madrilenët pasi që arritën të shënonin edhe plot 5 gola të tjerë me anë të Bale, Modric, dy herë Ronaldos dhe prapë në fund Nacho Fernandezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here