Real Madrid hap dyert për Ronaldon

Sipas Europsport, Real Madridi ka hapur dyert Cristiano Ronaldos që të negociojë për largimin e tij në fund të sezonit.

“Los Blancos” po kalojnë momente të vështira këtë sezonë dhe në merkaton e verës do të ketë një ndryshim rrënjësor të skuadrës duke sjellur lojtarë të ri dhe duke larguar ata të vjetrit në moshë.

Fituesi i pesfishtë i Topit të Artë i takon kësaj kategorie dhe është më se e qartë se në fund të sezonit ai do të largohet nga Madridi.

Klubet e interesuara për Ronaldon janë Manchester United dhe PSG, por duket se rikthimi i tij në Manchester është i pamundur në rast se transferohet Sanchez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here