Roma dhe Juventus në betejë për Cristanten!

Bryan Cristante duket se është një hap larg transferimit në Itali tek njëra prej gjigandëve të Seria A.

Në fakt futbollisti luan në Seria A tek Atalanta por kartoni i tij është në pronësi të Benficas.

E huazimi në Serie A i ka bërë mirë reprezentuesit italian i cili ka pasur një vit të jashtëzakonshëm.

Në 25 ndeshje në të gjitha garat, Cristante ka arritur të shënoj nëntë gola, gjashtë në Serie A dhe tre të tjerë në Ligën e Evropës me fanellën e Atalantës.

Forma e mirë e lojtari po e gëzon shumë edhe Benfican e cila kërkon të sigurojë sa më shumë të ardhura nga lojtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here