UEFA godet klubet e pasura! Rregulla të reja për Fair-Playn financiar

Gazeta Franceze Parisien ka bërë të ditur se shtëpia e futbollit europian UEFA do ta kufizojë shitjen dhe blerjen e lojtarëve në 100 milionë euro, me çka do të ndalohej transferimi i futbollistëve për shuma marramendëse.

Bëhet fjalë për reformë në sistemin Fair Play, i cili do të quhet “Fair Play 2.0” i cili do ti ndalojë transferimet si atë të Neymar te PSG.

Sipas rregullit të ri PSG do të mund ti blejë Neymar dhe Mbappe për 420 milionë euro por me kusht që në të njetin afat kalimtar PSG të shesë lojtarë me vlerë prej 320 miliona eurove. Kjo do ti ndalojë klubet që të harxhojnë shifra marramendëse.

Qëllimi tjetër i rregullit të ri do të jetë që çdo skuadër të ketë vetëm 25 lojtarë profesionist në kontratë. Kjo do ti godasë klubet si Chelsea dhe Manchester City të cilat kanë nga 60 lojtarë në kontratë.

Për këto rregulla të reja do të bisedohet në mbledhjen e ardhshme të komitetit ekzekutiv të UEFA-s me 24 maj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here