Gennaro Gattuso beson tek ringjallja e Milanit

Milani ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Cagliari 1-2.

Pas fitores ndaj Cagliarit që përkon të jetë e dyta radhazi për Milanin, sukses që i rendit kuqezinjtë në vendin e shtatë dhe i afron më shumë me kompeticionet evropiane trajneri Gattuso shfaqet më i qetë duke shijuar këtë moment pozitiv.

“Shpresoj që të përmirësohemi akoma më shumë sepse në jetë ka gjithmonë për të mësuar. Uroj të vijoj qëndrimin tim në këtë klub që ka qënë gjithnjë shtëpia ime”.

“Për momentin prioritet mbetet ngjitja e kësaj skuadre në nivelet më të larta duke e kthyer Milanin në një skuadër solide. Lidhur më të ardhmen time dëshira ime më e madhe është që të arrij maksimumin me këta lojtarë”.

Lidhur me faktin se tashmë ky Milan po tregon rritje profesionale trajneri 40-vjeçar shprehet se ka një skuadër me shumë kualitet në dispozicion dhe misioni i tyre është pikërisht ndërtimi i një ekpi kompakt dhe fitues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here