Lemar refuzon skuadrat angleze!

Thomas Lemar nuk do të largohet nga Monaco gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i talentuar francez edhe zyrtarisht ka refuzuar tri skuadrat e mëdha angleze.

Arsenal, Liverpool dhe Tottenham Hotspur kanë bërë oferta zyrtare te Monaco gjatë këtyre ditëve.

Por sipas të përditshmes angleze ‘Daily Star’, ka qenë vetë futbollisti që ka refuzuar kalimin në Premier League.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshme oferta e klubeve angleze ka kaluar 90 milionë euro, por që nuk është bindur reprezentuesi francez të kaloj Premier League.

22-vjeçari ka refuzuar klubet angleze pasi qëllimi i tij është t’i bashkohet Barcelonës në verë dhe po pret një ofertë nga Katalunasit.

Lemar iu bashkua Monacos tri vite më parë nga Caen për një shumë modeste prej katër milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2020.

Në 22 ndeshje në të gjitha garat, sulmuesi anësor ka shënuar vetëm tre gola dhe ka bërë katër asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here