Alexis Sanchez mirëpritet nga Sir Alex Ferguson!

Alexis Sanchezin e priti një surprizë mjaft e bukur gjatë mbërritjes tek skuadra e tij e re Manchester United, ku në Carrington e priti legjenda e klubit, ish trajneri Sir Alex Ferguson.

Alexis Sanchez i kreu kontrollet mjekësore me sukses të premten dhe përfundoi një sagë të gjatë negociatash të cilat përfunduan me sukses me Sanchezin  tek Manchester United dhe Henrikh Mkhitaryan tek skuadra e Arsenal.

Sanchez e njoftoi transferimin e tij tek Manchester United duke publikuar një foto të një aeroplani privat që po e priste të nisej për në Manchester.

Ai arriti tek qendra stërvitore Carrington për të kryer testet mjekësore të cilat rezultuan me sukses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here