Balotelli në Juventus?!

Juventusi është shumë afër që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Nice, Mario Balotelli, si lojtar të lirë – bën të ditur një njoftim në The Sun.

Sipas gazetës britanike, që e konsideron lajmin si ekskluziv, raporti i mirë i Bianconerëve me agjentin e italianit, Mino Raiola, është vendimtar, kur kihet parasysh se ai përfaqëson edhe Blaise Matuidin dhe Moise Keanin.

Madje flitet për një kontratë pesëvjeçare për sulmuesin 27-vjeçar, i cili thuhet se do të mirëpritet te Zonja e Vjetër, sidomos nga kapiteni Gianluigi Buffon që dëshiron t’i ndihmojë SuperMarios që të kthehet në majat e futbollit.

The Sun raporton se te Juve, Balotelli nuk do të ishte vetëm një rezervist i zakonshëm i Gonzalo Higuainit, por do të luante rol të rëndësishëm në sukseset e skuadrës .

Mario ka shkëlqyer këtë edicion me Nice duke shënuar 18 gola në 23 paraqitje me klubin francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here