Giroud te Dortmund!

Olivier Giroud do ti bashkohet Borussia Dortmund në formë huazimi në qoftë se Aubameyang transferohet tek Arsenal, raporton Kicker.

Figura kyçe të skuadrës së Arsenal udhëtuan në Dortmund në lidhje me çështjen Aubameyang ku flitet se oferta e parë që u bë ka vlerën e 50 milionë eurove.

Dortmund kërkon të paktën 60 milionë euro për sulmuesin nga Gaboni, por përfshirja e Giroud në negociata mund të ndërrojë ndjeshëm vendimin e drejtuesve të Borussia Dortmund.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here