PSG ka nën shënjestër Zidane në vend të Emery

Paris Saint Germain ka hyrë në garë për të bindur trajnerin aktual të Real Madrid ti bashkohet parizienëve.

Trajneri aktual i PSG, Unai Emery, që ka drejtuar klube si Almeria, Valencia dhe Sevilla, mund të largohet, shkruan Diario Sport.

Paris është lider në Ligën 1, por sezoni i kaluar ishte shumë i dobët për ta.

Humbje e turpshme ndaj Barcelonës me rezultat 6-1 dhe humbja e titullit nga Monaco bëri që klubi  të mendojë seriozisht largimin.

Klubi francez e ka në krye të listës, trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ai ka kontratë me klubin nga Bernabeu deri në vitin 2020, por e ardhmja e tij tashmë është në rrezik, pas paraqitjeve të dobëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here