Suarez hyn në histori!

Luis Suarez, sulmuesi uruguajan i Barcelonës, ka arritur të përfshihet në “top 100” e skuadrës katalanase ndër vite, ose e thënë ndryshe, ka rrumbullakosur tashmë 100 gola me fanellën Blaugrana në La Liga.

Në këtë “stacion” ka mbërritur uruguajani pas dopietës kundër Betis, në “Benito Villamarín”. Përveç kësaj, Luis Suarez, me dy golat e tij, gjithashtu përputhet me stilin e tij më të mirë të të shënuarit. Ai tashmë ka shtatë ndeshje radhazi që shënon gol, një gjë që nuk e ka arritur që nga sezoni 2015-2016.

Lojtarët e Barcelonës që kanë kapur 100 gola në La Liga:
LEO MESSI: 368 gola në 402 ndeshje
CÉSAR RODRÍGUEZ: 190 gola në 287 ndeshje
LADISLAU KUBALA: 131 gola në 186 ndeshje
SAMUEL ETO’O: 108 gola në 144 ndeshje
LUIS SUAREZ: 100 gola në 114 ndeshje

Leo Messi arriti kuotën e 100 golave me Barcelonën në kampionatin spanjoll pas 154 ndeshjesh; Cesar e bëri këtë pas 159 ndeshjesh; Kubala e shënoi golin e tij të 100-të pas 132 ndeshjesh, ndërsa Eto’o e bëri këtë pas 130 ndeshjesh. Luis Suarez e ka arritur shifrën e 100 golave në 114 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here