Alexis Sanchez bëhet lojtari më i paguar në Premier League

Alexis Sanchez dje edhe zyrtarisht u bë lojtarë i Manchester United. Mourinho arriti ta rrëmbejë atë nga rivalët e qytetit kurse këtë gjë e arriti me para.

United bëri ofertë të cilën Arsenali nuk mund ta refuzonte, por edhe ofertë për kilianin i cili nga dita e djeshme u bë lojtari më i paguar në Premier League.

Në këtë transferim u përfshi edhe Mkhitaryan i cili u transferua te Arsenali.

Shkaku kryesor që e bindi Sanchezin të transferohet në “Old Trafford” ishte kontrata të cilën e nënshkruajti. Kontrata e Sanchez do të jetë deri në vitin 2022 dhe kiliani do të përfitojë 500000 paund në javë ose 26-të milion paund në vit.

Në rast se informacionet e mediave angleze rreth pagës së Sanchez janë të sakta ai padyshim është lojtari më i paguar në historinë e Premier League. I dyti në listën e futbollistëve më të paguar në Premier League është Paul Pogba i cili përfiton 290000 paund në javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here