Pierre-Emerick Aubameyang është para transferimit në rradhët e Arsenalit. Kryesia e klubit londinez dje ka arritur në Dortmund ku po zhvillon bisedimet për transferimin e sulmuesit.
Duket se bisedimet janë drejt fazës së fundit, pasiqë sot Aubameyang është parë duke i paketuar gjërat e tij në qendrën stërvitore në Dortmund. Ai është fotografuar pranë veturës së tij me disa pako.
Transferimi i tij do ta kushtojë Arsenalin 50 milionë euro.