Burnley zyrtarizon blerjen e Aaron Lennon!

Me transferimin e Aaron Lennon për Burnleyn kjo është blerja e dytë gjatë janarit.

Lojtari 30 vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë në Turf Moor por çmimi i transferimit të lojtarit nga Everton tek Burnley akoma nuk dihet.

Pas transferimit të Theo Walcott tek Everton Lennon nuk do të kishte më mundësi të luante vazhdimisht dhe për këtë gjë vendosi transferimin tek Burnley.

Lennon ishte pjesë e Spurs për dhjetë sezone dhe kishte shënuar 26 gola në 266 paraqitje. Ndërsa me Evertonin shtatë gola në 65 paraqitje në Premier League ndërsa karrierën e ka filluar në 2003 tek Leeds United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here