Chelsea me mungesa ndaj Arsenalit!

Chelsea nuk do të mund të llogarit në Alvaro Morata dhe Cesc Fabregas për ndeshjen ndaj Arsenalit në carabao Cup

Trajneri italian, Antonio Conte e ka konfirmuar se për ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Arsenalit nuk mund të llogarit në dy spanjollët Alvaro Morata dhe Cesc Fabregas.

Përveç tyre, Conte tha se i duhet të shikojë edhe disa lojtarë të tjerë, të cilët po ashtu janë në dyshim.

“Morata ka një problem në shpinë dhe është i lënduar”, tha fillimisht Conte gjatë konferencës për media.

Morata dhe Fabregas definitivisht nuk do të jenë të gatshëm për ne. Pastaj më duhet të shoh edhe disa probleme tjera (lëndime të lojtarëve tjerë)”.

Ndeshja e parë ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit kishte përfunduar baras 0:0.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here