Deulofeo dëshiron vetëm një klub!

Gerard Deulofeu verën e kaluar u rikthye te Barcelona, por sipas të gjitha gjasave do të largohet përsëri.

Deulofeu nuk po mundet të gjenë hapësira në konkurencën e fortë në Barcelonë dhe do të largohet që të luajë më shumë në ndonjë skuadër tjetër.

Interesim për të kanë treguar Inter,Napoli dhe Roma, por spanjolli preferon rikthimin në Milan ku vitin e kaluar luajti shkëlqyeshëm.

“Corriere della Sera” ka bërë të ditur se Deulofeu ka pasur kontakt me futbollistët e Milanit ku i ka thënë atyre se dëshiron rikthimin në San Siro.

Problemi është se Milan nuk është i interesuar për sulmuesin dhe gjithashtu Milan bëri të ditur se nuk do të transferojë lojtarë në këtë merkato dimërore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here