Emery i thotë Lucas Mouras që nuk është në planet e tij!

Anësori brazilian Lucas Moura i cili përflitej për një transferim në Premier League, tani duket se e ka të sigurtë largimin nga PSG pasi që vet trajneri Unai Emery i tha lojtarit se nuk e kishte më në planet e tij.

Braziliani këtë sezon ka luajtur vetëm 79 minuta në të gjithë sezonin dhe kjo ka qenë arsyeja që braziliani dëshiron largimin për shkak se duhet të luajë rregullisht për të shkuar në botëror gjatë verës.

Me deklaratën e fundit të Unai Emery, Arsenal dhe Tottenham shikojnë me kureshtje se çfarë po ndodh në kampin parizien për ta shfrytëzuar mundësinë për ta blerë lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here